Galatasaray fiton betejën e parë ndaj Liverpoolit

20:42 | 10 Mars 2026
D.H

Galatasaray ka arritur fitore të madhe në ndeshjen e parë të fazës së 1/8-së në Ligën e Kampionëve ndaj Liverpoolit me rezultat 1-0.

Pas shtatë minutash lojë, Lemina ndëshkoi “The Reds” pas një asistimi nga Osimhen, shkruan Arbresh.info.

Liverpooli pati disa raste të mira me Florian Ëirtz në pjesën e parë po pa arritur të shënoj.

Pjesa e dytë ishte më dinamike. Osimhen realizoi një gol, por u anulua nga VAR-i.

Ndërkohë në minutën e 72-të, Virgil Van Dijk shënoi për Liverpooli, por edhe ky gol u anulua nga VAR-i për një prekje të topit me dorë.

Deri në fund, Liverpooli rrezikoi me Gakpon dhe Ekitiken por pa arritur të shënoj. Kështu, Gallata arriti fitore të madhe në ndeshjen e parë.

Ndeshja e kthimit luhet të mërkurën e ardhshme në ‘Anfield Road’, ku përcaktohet çerekfinalisti./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale