Galatasaray ka pësuar një disfatë të thellë në fazën “play-off” të Europa League, duke u mposhtur 4-1 nga AZ Alkmaar në Holandë. Ndërkohë, Roma nuk ia ka arritur ta ruajë avantazhin ndaj Porto, duke u ndarë në barazim 1-1.
Në ndeshjen e zhvilluar në “AFAS Stadion”, vendasit kanë kaluar në epërsi pas vetëm dymbëdhjetë minutash lojë me golin e Mijnans. Galatasaray ka reaguar shpejt dhe e ka barazuar rezultatin pas tetë minutash me golin e Sallai. Megjithatë, një goditje e saktë nga penalltia e Parrott në fund të pjesës së parë e ka rikthyer epërsinë e AZ Alkmaar, duke i çuar ekipet në pushim me shifrat 2-1.
Në pjesën e dytë, holandezët kanë dominuar plotësisht dhe kanë shënuar edhe dy herë të tjera. Clasie ka realizuar në minutën e pesëdhjetë e tetë për 3-1, ndërsa Wolfe e ka vulosur rezultatin përfundimtar 4-1 në minutën e gjashtëdhjetë e gjashtë, duke i vështirësuar ndjeshëm gjasat e Galatasaray për kualifikim.
Ndërkohë, në sfidën e luajtur në “Estadio do Dragao”, Porto dhe Roma janë ndarë në barazim 1-1. Italianët kanë kaluar të parët në epërsi me golin e Çelik në fundin e pjesës së parë, por vendasit kanë reaguar në minutën e gjashtëdhjetë e shtatë me golin e Moura, duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit./RTK
Komisioni miraton ndryshimet kushtetuese për presidentin
Seanca për amandamentet për Presidentin pritet të thirret pa...
Kosova mposhtet me rezultat të ngushtë nga Finlanda
Zgjedhjet presidenciale te Barcelona, konfirmohen dy kandida...
Rama dënon ashpër sulmin ndaj Azerbajxhanit: Irani po bën te...
LVV-ja mbështet amandamentet e Osmanit