Chelsea është ndalur me barazim 1-1 në udhëtim te Southampton.
Pas katër fitoreve me radhë, Chelsea i Thomas Tuchel është ndalur në Premierligë.
Blutë nuk kanë mundur të marrin më shumë se një pikë në xhiron e 25, duke barazuar 1-1 në udhëtim te Southampton.
Vendasit kaluan të parët në epërsi, ish futbollisti i Liverpoolit, Takumi Minamino, shënoi për 1-0 në minutën e 36-të.
Me të filluar pjesa e dytë, në minutën e 54’, Mason Mount realizoi nga penalltia për të barazuar gjithçka.
Por, pavarësisht se kishte kohë deri në fund, Chelsea nuk arriti që të shënojë golin e tri pikëve dhe të vazhdojë me fitore.
Sido që të jetë, pavarësisht barazimit, Chelsea vazhdon të mbetet në pozitën e katërt në renditje me 43 pikë, por që tani i rrezikohet nga West Ham dhe Liverpool, gjithmonë nëse këto të fundit triumfojnë këtë xhiro.
Konjufca nesër pret në takim Spiropalin
Getoar Mjeku emërohet zëvendësministër i parë i Ekonomisë
Dronë mbështetjeje për Mateon dhe Brikenën në BBVA 5
Haradinaj takon ambasadorin hungarez, flasin për anëtarësimi...
Erion Veliaj mbetet në burg
Dogana gjen 1 milion euro të fshehura brenda veturës në Merd...