Alisson ka bërë një gabim vërtetë trashanik duke i dhuruar kështu Lyonit një penalti qysh në minutat e parë të ndeshjes së Liverpoolit.
26-vjeçari u kthye në formacionin startues pas triumfit në Kupën e Amerikës së bashku me Brazilin këtë verë, transmeton portali arbresh.info.
Por, portieri i Liverpoolit e ka nisur në formë të tmerrshme takimin e sotëm (e mërkurë) mes Liverpoolit dhe Lyonit duke i dhuruar një goditje nga pika e bardhë Memphis Depays.
Derisa ishte duke u përpjekur për të larguar topin, ai la pas atë duke e futur mes këmbëve para se Moussa Dembele të përpiqej për të marrë topin duke bërë që braziliani të krijonte më pas një ndërhyrje të palejuar
https://twitter.com/juanselatse/status/1156614329757818881
Ish portier i Romas u ndëshkua me karton të verdhë dhe Lyoni siguroi një goditje nga pika e bardhë.
Depay me një goditje të fuqishme dërgoi topin në rrjetë duke dërguar plotësisht në anën e kundërt Alissonin.
Sidoqoftë, “Redsat” kanë arritur të kthejnë rezultatin në favor të tyre duke shënuar tri herë pas një ore lojë./arbresh.info/
https://twitter.com/ElliotHackney/status/1156617787772678146
Agjencia e OKB-së: Mburoja në Çernobil kundër rrezatimit “hu...
Samiti “Time To Decide Europe 2025”, Rama: Shqipëria u çmua ...
PDK garon me numrin 130 në zgjedhjet e 28 dhjetorit
123 – numri që do të mbajë LDK për zgjedhjet nacionale
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, ky është numri me të cilin garon N...
Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme