Pasi arriti pothuajse gjithçka që ishte e mundur në Flamengo, duket se Gabriel Barbosës mund t’i jepet një shans i dytë për të pasur sukses në Evropë.
Sipas gazetarit të “Sky Sports News”, Dharmesh Sheth, 25-vjeçari i ka thënë Flamengos se është i interesuar të zhvillojë bisedime me ekipin e Premier League, West Ham United, nëse ata paraqesin një ofertë të pranueshme.
Pas një oferte kredie afatshkurtër të refuzuar prej 5 milionë funtesh, besohet se ka një marrëveshje në tryezë e cila përfshinë huazimin 18-mujor plus një detyrim prej 25 milionë funtesh për ta blerë, nëse braziliani arrinë një numër të caktuar paraqitjesh.
Me fillimin e Kupës së Botës pas më pak se një viti, “Gabigol” ka të ngjarë të besojë se një lëvizje në Premier League do t’i jepte atij mundësinë më të mirë për ta çuar skuadrën e Brazilit drejt triumfit në Kupën e Botës.
Brazili është një nga 13 kombet që janë kualifikuar tashmë për turneun katërvjeçar, duke qenë skuadra e katërt që kualifikohet pas Katarit (mikpritës), Gjermanisë dhe Danimarkës./Arbresh.info
Këta janë pesë më të votuarit e secilës parti aktualisht
Shpërthim në Shkodër, vdes një 67-vjeçar
Opozita e pranon dështimin në zgjedhje, zotohen për reforma ...
Në këtë link mund t’i gjeni rezultatet për votat e kandidatë...
Ambasadori i Gjermanisë uron Kosovën për zgjedhje të qeta e ...
Policia e Rajonit të Prishtinës realizon aksione intensive, ...