Futbollisti i Kombëtares shqiptare që luan në Sllovaki, Kristian Qose, ka mbetur i befasuar nga loja e Feronikelit ndaj Slovan Bratislavës.
Ai në një prononcim për rtklive.com, ka treguar pikat e dobëta të sllovakëve si dhe ka treguar se si duhet t’i qaset Feronikeli ndeshjes së dytë.
“E kam ndjekur ndeshjen për 90 minuta dhe nuk e prisja që Feronikeli do ishte aq mirë në fushë. Pikat e dobëta të Slovan mendoj se janë që lojtarët luajnë shumë individualisht dhe jo si kolektiv, dhe siç kam parë luajnë më fortë në shtëpi dhe jo aq jashtë. Besoj se po të ketë durim Feronikeli në ndeshjen e radhës do ketë shansat për të shënuar dhe të kualifikohet”, ka thënë Qose.
Qose në Sllovaki luan te Ruzomberok.
Vdes 43-vjeçari pasi ra nga një objekt në rrugën Ferizaj-Pri...
Begaj takim me arbëreshët në Milano:Ura e miqësisë mes Shqip...
Policia jep detaje për aksidentin e mbrëmshëm në Prishtinë: ...
Kearns: Kërcënimi i konfliktit në Ballkan mbetet gjithmonë i...
Nesër aksion i Inspektoratit, Policisë dhe AVUK-ut në tregun...
Haradinaj, Kamberi e Rexhepi vizitojnë Ambasadën e Kosovës n...