Shkëlqim Pacolli do ta vazhdojë karrierën në Suedi.
Futbollisti kosovar e ka vazhduar kontratën me Linkoping Cityn pasi i ka bindur drejtuesit e këtij klubi me kualitetet e tij, pavarësisht faktit se sezonin e kaluar u përball me lëndime të kohëpaskohshme, shkruan zeri.info.
“Jam i nderuar që e kam nënshkruar kontratën e re me Linkopingun. Është një klub profesional që nga lojtarët e deri tek krerët e klubit. Kjo vërehet në ushtrime dhe në ndeshje. Kam ushtruar shumë në sezonin tim të parë këtu dhe mezi pres t’i bashkohem prapë ekipit. Jam i gatshëm për sezonin e ri dhe jam i bindur se do të kemi suksese. Ka një mentalitet të fortë fituesi ndërmjet lojtarëve dhe udhëheqësve të klubit”, është shprehur 23-vjeçari për uebfaqen e klubit.
Atë e ka lavdëruar edhe menaxheri Melke Alan.
“Është një lojtar që kam menduar shumë kur ka ardhur tek ne sezonin e kaluar. Fatkeqësisht nuk i ka shfaqur krejt kualitetet për shkak të lëndimeve. Por, do të jetë si një transfer i ri për ne. Është një lojtar që e njoh, ka kualitet të madh dhe do të zhvillohet edhe më shumë në të ardhmen”, deklaroi ai. /Zëri/

Drita-Malisheva, derbi i kësaj jave në Superligë
Një anëtar shpëtohet pas rrëzimit të aeroplanit të SHBA-së n...
Osmani nesër ia dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu
A po kthehet Vuçiqi në ekzekutiv? Serbia përballë zgjedhjeve...
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës