Emri i Festim Alidemës do të shënohet me shkronja të arta në historinë e klubit të Vllaznisë së Pozheranit.
Sulmuesi i ri i talentuar ka realizuar golin e fitores së parë historike të Vllaznisë në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazetasheshi.com.
Alidemi realizoi golin e dytë në ndeshje përballë Trepçës ’89 duke rikthyer epërsinë e vendasve dhe njëherit duke u dhuruar fitoren e parë pozheranasve (2:1).
Ky gol ishte tejet emocionues për Alidemën, i cili muaj më parë humbi prindërit në një aksident rrugor te rrethi i madh në Prishtinë, derisa edhe vetë ishte i lënduar.
Alidema golin ua dedikoj pikërisht prindërve që humbën jetë në aksidentin rrugorë, derisa për të u shpreh i lumtur edhe kryetrajneri Bekim Isufi që dha fjalë miradie për të.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...