Mbrojtësi i Përfaqësueses të Kosovës, Benjamin Kololli, ka bërë një hap përpara në karrierën e tij duke kaluar nga zviceranët e Lozanas te Mainzi në Bundesligë.
Mediat italiane raportojnë se marrëveshja është mbyllur dhe 25-vjeçari do të hedhë ditën e nesërme firmën në kontratë.
Roli natyror i Kolollit është mbrojtës i djathtë, por ai mund të përshtatet mjaft mirë edhe si mesfushor i djathtë.
Në sezonin e kaluar me fanellën e Lozanas, shqiptari i Kosovës arriti të realizonte 8 gola, duke qenë një titullar i padiskutuar te kjo skuadër.
Kollolli është ftuar nga Bunjaku për dy ndeshjet me Kroacinë dhe Finlandën.

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...