Lufta speciale ndërmjet FFK-së dhe FSHF-së për lojtarë me prejardhje kosovare vazhdon dhe rrjedhimisht vendimet e lojtarëve që ti bashkohen njërës kombëtare apo tjetrës zgjojnë interesim të madh të mediave.
I fundit në këtë varg të lojtarëve është talenti Ismet Sinani, i cili po shkëlqen me të rinjtë e Milanit dhe sipas njoftimeve të mediave ka zgjedhur të përfaqësojë në grup moshën U-19 të Kosovën dhe jo Shqipërinë.
Kjo zgjedhje erdhi për shkak të mos grumbullimit nga trajneri Erjon Bogdani, i cili nuk e shikonte pjesë të kuqezinjve, për zgjedhje teknike.
Lajmi që Sinani ka zgjedhur përfaqësuesen U-19 është konfirmuar KTV dhe e kanë përcjellë mediat shqiptare gjithandej duke shtuar se 18- vjeçari pritet të debutojë në sfidën ndaj Portugalisë, të vlefshëm për Elite Round.
Elon Musk akuzon drejtësinë franceze për motive politike pas...
Paralajmërimi i Anthropic për IA-në godet tregjet globale
I plagosuri nga incidenti në rrugën Gjilan–Kamenicë në gjend...
Endrick vazhdon shkëlqimin tek Lyoni
Stuhia Leo kërcënon Spanjën dhe Portugalinë
Parashikimi i motit për të enjten