Futbollisti i kombëtares së Gjermanisë, Benedikt Howedes është tërhequr nga futbolli. 32-vjeçari, i cili u shpall kampion bote me Gjermaninë në vitin 2014, është tërhequr nga futbolli për arsye familjare.
Futbollisti gjerman, mbylli kontratën me Lokomotivën e Moskës me marrëveshje të dyanshme muajin e kaluar, teksa kampionati rus ishte i pezulluar për shkak të pandemisë së koronavirusit.
“Kam dashur të luaj futboll deri në fund. Është e vështirë të tërhiqesh, por ndoshta koronavirusi dhe ndeshjet me dyer të mbylluara ishin mesazhi që duhet të largohesha nga futbolli profesional”
“Paratë nuk janë të rëndësishme për mua, kam bërë mjaft para”, deklaroi ish-mbrojtësi gjerman për “Der Spiegel”.
Mbrojtësi i rritur te Schalke 04, ka veshur edhe fanellën e Juventusit në sezonin 2017-18 për tu transferuar më pas te Lokomotiva e Moskës.
Zhduket një grua në Ferizaj
Irani: Bllokimi në Ngushticën e Hormuzit do të vazhdojë deri...
Tentim vrasje në Skenderaj, i dyshuari në arrati
Kryediplomati shqiptar vizitë në Bruksel
Rikthehet magjia e Ligës së Kampionëve: Katër përballje të z...
Gjenden mbetje eshtërore që dyshohet se i përkasin një perso...