Portieri i Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen thotë se Leon Goretzka është gati për një klub të madh evropian.
Mesfushori i Schalkes është bërë një prej talenteve më të kërkuar në futbollin botëror.
Goretzka ka shënuar 4 gola në 10 paraqitjet e tij me klubin gjerman këtë sezon dhe Barcelona thuhet se është në mesin e kandidatëve për t’i siguruar shërbimet e 22-vjeçarit.
Për transferimin e mundshëm të gjermanit në “Camp Nou”, flet portieri Ter Stegen.
“Leon është një lojtar fantastik. Më pëlqen stili i futbollit dhe si njeri. Ai ka cilësi të jashtëzakonshme. Unë them se ai duhet dhe mund të luaj për një top klub. Nuk e di kush do ta marrë në fund”, ka thënë Ter Stegen.
Schalke nuk ka qenë në gjendje t’i ofroj lojtarit një kontratë të re, kështu largimi i tij mund të ndodh edhe gjatë mini-afatit të janarit.
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...