Kosova ka nisur përgatitjet për ndeshjet e tetorit, që “Dardanët” do t’i zhvillojnë në stadiumin “Fadil Vokrri”, kundër Gjibraltarit dhe Malit të Zi.

Stërvitja ka nisur pas orës 18:00 ku Challandes do të mundohet të nxjerr më të mirën e futbollistëve këto ditë për të bërë formacionet e duhura kundër Gjibraltarit e Malit të Zi.
Fillimisht, më dhjetë tetor, djelmoshat e Bernard Challandes zhvillojnë një miqësore ndaj Gjibraltarit, kurse katër ditë më vonë e presin Malin e Zi në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian “Euro 2020”. Futbollistët e Kosovës janë pritur me duartrokitje në stadium.

Kololli, Shala dhe Rashica janë emrat e rinj që munguan në shtator, kurse vazhdojnë të jenë jashtë për shkak të dëmtimeve Hekuran Kryeziu dhe Arbër Zeneli. /Gazeta Express
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK