Në vazhdën e vendimit që morën drejtuesit e Juventusit, në bashkëveprim të plotë me lojtarët, edhe futbollistët dhe stafi i Interit thonë se janë të gatshëm të heqin dorë nga një pjesë e pagës së tyre për të përmbushur nevojat financiare të shoqërisë pas ndalesës së kampionatit.
Burime brenda klubit ziklatër thonë se “pas bisedimeve të vazhdueshme mes klubit, trajnerit Conte dhe kapitenit Handanovic, duke marrë në konsideratë urgjencën e rëndë shëndetësore, stafi teknik dhe të gjithë lojtarët e skuadrës së parë janë gati të pranojnë uljen e pagave për pjesën e mbetur të sezonit aktual”.
Në lidhje me detajet, do të priten zhvillimet e reja, që kanë të bëjnë me kalendarin e Serisë A. Marrëveshjet individuale do të arrihen kur të vendoset përfundimisht për mbylljen e sezonit aktual. Pra, shumëçka do të varet nga kthimi (ose jo) në fushë për t’i dhënë fund kampionatit.
Memli Krasniqi viziton Kadri Veselin: Pavarësisht zvarritjev...
Rama nesër prezanton Prishtinën në “Expo AI 2026” në Washing...
Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri
Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Iran në p...
Falsifikuan dokumentet për të marrë një pronë 26 vjet më par...