Roy Hodgson ka kritikuar Luka Milivojevic për shkeljen e rregullave të koronavirusit.Trajneri i Crystal Palace është i vendosur që futbollistët duhet të jenë shembull për pjesën tjetër të publikut, përcjell GazetaBlic Sport.Milivojevic dhe Aleksandar Mitrovic u filmuan së bashku në Instagram nga gruaja e sulmuesit të Fulham, Kristina Janjic në një aheng të Vitit të Ri në Londër.
Kur u pyet nëse ai do të fliste me Milivojevic pas fitores së Crystal Palace kundër Sheffield United, Hodgson tha: “Ne absolutisht do të flasim meë të”.
“Mendimi ynë për të është se ne nuk e pranojmë vendimin e tij, ne jemi shumë të zhgënjyer që një nga lojtarët tanë ka thyer udhëzimet nga qeveria në një kohë kur kaq shumë vuajnë nga detyrimi t’i përmbahen këtyre udhëzimeve. Ne jemi shumë të zhgënjyer. Por ne do të marrim përgjegjësinë tonë, do t’i kërkojmë falje të gjithëve.”“Ne sigurisht do të sigurohemi që Luka jo vetëm të kërkojë falje, por të kuptojë se ajo që ai ka bërë është krejtësisht e gabuar dhe ne do të merremi me çështjen brenda.”
Në një nga videot në Instagram, pamjet tregojnë që dyshja serbe festonin me të paktën shtatë të tjerë.
ASK publikon raportin ReKos 2024: Papunësia në Kosovë 13,9%,...
Festat e Bajramit rikthejnë jetën në fshatin pothuajse të br...
Mbrojtja e markave tregtare në Kosovë
Roma do të jetë një muaj pa mesfushorin kryesor
Tragjedia në Vjenë: Nesër varroset në Prizren njëri nga vikt...
Khamenei i ri sulmon Izraelin: Kreu sulmet në Turqi dhe Oman...