Shkëndija e Tetovës është ndalur me barazim 1-1 sot në ndeshje ndaj AP Brera në ndeshjen kampionale të Superligës së Maqedonisë së Veriut.
Ky barazim i lë mbrapa tre pikë në luftë për titull, ku Vardari tashmë prinë me 55 pikë, teksa Shkëndija ka 52 sosh, shkruan Arbresh.info.
Pas këtij barazimi me një reagim të gjatë ka dal skuadra tetovare, ku aludon se Federata e Futbollit të Maqedonisë e favorizon Vardarin.
Tutje ata kërkojnë që futbolli të vendoset në fushë dhe jo nëpër tavolina.
Më poshtë gjeni reagimin e plotë të skuadrës shqiptare e cila garon në kategorinë e parë të futbollit maqedonas:
“Për një kohë të gjatë kemi zgjedhur të heshtim, duke besuar se institucionet përgjegjëse do të reflektojnë dhe do të marrin masa për të garantuar drejtësi në kampionat. Fatkeqësisht, ajo që ndodhi sot në dy ndeshjet e xhiros së 22-të të LPFMV-së (Shkëndija-Brera dhe Sileksi-Vardari) është kufiri i fundit.”
“Vendimet skandaloze të arbitrave, të cilat në mënyrë të përsëritur kanë favorizuar KF Vardar, po dëmtojnë rëndë integritetin e garës dhe po krijojnë një perceptim të rrezikshëm për mënyrën se si po administrohet nga Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut ai që duhet të quhet “kampionati elitar””.
“KF Shkëndija ka heshtur deri më tani me shpresën se do të ketë reflektim. Por, sot është e qartë se kjo heshtje e jona është interpretuar si dobësi.”
“Të detyruar nga ndodhitë e përsëritura, detyrohemi ta ngrisim zërin tonë dhe ta bëjmë shumë të qartë një gjë! Investimet në KF Shkëndija nuk janë para të komunës, e as të shtetit. Janë investime private, janë mundi dhe sakrifica jonë për të ndërtuar një klub serioz që përtej qytetit, përfaqëson denjësisht edhe vendin në garat ndërkombëtare. Pikërisht aty ku me investimet tona dhe sukseset në fushë, aty ku na u la të luajmë të lirë me kushte të barabarta me tjerët, përveç klubit, i kemi sjellë benefite të shumta edhe ligës vendore, klubeve dhe vendit.”
“Nëse kjo qasje e pabarabartë ndaj garës vazhdon, me referime skandaloze ne do të jemi të detyruar të vëmë seriozisht në pikëpyetje vazhdimin e investimeve tona në këtë ambient. Njëkohësisht, për gjithë ngjarjet, rrjedhën dhe zhvillimet e kampionatit tonë do të informojmë institucionet ndërkombëtare, përfshirë edhe UEFA-në.”
“Futbolli duhet të vendoset në fushë, jo në tavolinë. Shkëndija nuk kërkon asgjë më shumë se kaq”, shkruan në reagimin e tyre./Arbresh.info
Vetëvendosje: Vendimi i Kushtetueses ndaloi një veprim të nx...
Rahovecit i ikën fitorja nga duart – Bashkimi triumfon pas v...
Zgjedhja e Presidentit, Lushaku: S’kemi refuzuar asnjë emër,...
Vendosja e laurave në vendkalimet e hekurudhës, e domosdoshm...
Trump për CBS: Lufta me Iranin drejt përfundimit
Garcia para ndeshjes me Newcastle: Jemi të përqendruar te lo...