Fushë Kosova dhe Gjilani luajnë sot takimin e mbetur të javës së parë në kuadër të Superligës së Kosovës, me fillim nga ora 15:00.
Ky takim u shtye për arsye se Gjilani nuk e kishte komponuar ekipën në xhiron e parë, shkruan Arbresh.info.
Ndeshja luhet në stadiumin “Sami Kelmendi” të Lipjanit.
Fushë Kosova ende nuk e ka shijuar fitoren këtë edicion të Superligës së Kosovës andaj sot kërkon të arrij atë.
Ndërsa Gjilani kërkon të rikthehet tek fitorja pas humbjes në derbin ndaj Dritës dhe barazimit ndaj Dukagjinit.
Fushë Kosova është e fundit në tabelë me dy pike ndërsa Gjilani është në pozitën e tetë me 8 pikë./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...