Tyson Fury i ka reaguar menjëherë Deontay Wilderit, pas fitores së këtij të fundit ndaj Luis Ortizit.
Amerikani e mposhti kolumbianin në Las Vegas në meçin që u zhvillua në orën 4:00 të mëngjesit sipas kohës tonë lokale.
Wilder arriti ta mbronte titullin WBC në peshat e rënda, duke e nokautuar Ortizin në raundin e shtatë, ndërsa në shkurt do të ketë punë me Furyn.
“Wilder do të ketë vetëm një shans ndaj meje. Do t’i jap më shumë shkollë se në meçin e parë”, ka shkruar britaniku në llogarinë e tij në Twitter.
Kujtojmë se Fury kishte marrë një barazim ndaj amerikanit në përballjen që u zhvillua në dhjetor të vitit të kaluar. /Telegrafi/
Wilder has nothing more than a punchers chance vs me, I’m gonna school even more than the first fight. ???????? #BUMCITY
— TYSON FURY (@Tyson_Fury) November 24, 2019
Disa pompa shkelin vendimin e Ministrisë, shesin me çmime pë...
Detaje nga plagosja me thikë e 2 adoleshentëve në Shkodër, s...
Ballkani fiton ndaj Dukagjinit dhe merr kreun, fitojnë edhe ...
Fjalimi përmbyllës i mandatit të Presidentes Osmani: Kosova,...
Vjosa Osmani largohet nga Presidenca, pas 5 vitesh!
Trump e paralajmëron Iranin: I keni edhe 48 orë për hapjen e...