Fundjava e futbollit evropian, sot luajnë Barcelona, Man City, Bayerni e Milani

08:16 | 5 Nëntor 2022
K.B

Futbolli evropian vijon edhe këtë fundjavë me ndeshje interesante në kuadër të garave kampionale.

Të shtunën nuk mund të veçohet ndonjë derbi, pos ndeshjes Atalanta – Napoli në Serie A.

Ndeshja luhet në orën 18:30 në “Gewiss Stadium”.

Të dyja ekipet gjenden në krye të tabelës, andaj kjo përballje pritet të jetë më e luftuar se kurrë.

Në ndeshjet e tjera, Milani do të jetë nikoqir i Spezias në orën 20:45.

Përballje interesante do të ketë edhe në ligat e tjera. Në Angli Manchester City do ta presë Fulhamin, më fillim nga ora 16:00, ndërkaq në Bundesligë veçohen sfidat Dortmund – Bochum (15:30) dhe Hertha Berlin – Bayern Munich (15:30).

Në Spanjë, vëmendja është te Barcelona që përballet me Almerian në orën 21:00.

Shpërndaje në rrjete sociale