Federata e Futbollit të Shqipërisë (FSHF), ka lëshuar komunikatë për media rreth të ardhmes së Christian Panucit.
Federata shqiptare ka bërë të ditur se trajneri italian do të qëndrojë deri në vitin 2020 në stolin e Kombëtares.
“Nisur nga disa spekulime dhe lajme abuzive që kanë qarkulluar në disa media orët e fundit, Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron t’iu informojë se nuk është aspak e vërtetë që jemi në kërkim të një trajneri të ri për Kombëtaren Shqiptare të Futbollit”, thuhet në komunikatën e FSHF-së, përcjell “lajmi.net”.
“FSHF është duke punuar dhe bashkëpunuar maksimalisht me trajnerin Panucci për të arritur rezultate sa më të larta në kualifikueset për Kampionatin Evropian 2020”, shkruhet më tej në njoftimin e bërë nga Federata shqiptare.
Sot shpallet aktgjykimi për rastin “Banjska”
Kuvendi sot në dy seanca, njëra për ish-kongresmenin Eliot E...
Hashim Thaçi sot feston ditëlindjen
Në nderim të Qosjes, sot ditë zie shtetërore në Kosovë
Sot bëhen homazhe në nderim të Rexhep Qosjes
Sot varroset i riu që humbi jetën në vendin e punës