Futbolli kosovar është sot në zi pasi humb një nga talentët më premtues që kishte.
Bëhet fjalë për Erjon Morinën, futbollistin e Vushtrrisë i cili u nda nga jeta, një muaj pasi qëndroi në komë, shkruan Arbresh.info.
Lajmin për vdekjen e Morinës e dha babai i tij, Iliri. Ndërsa gjatë ditës së sotme i gjithë komuniteti sportiv në Kosovë u solidarizua me familjen e Erjonit.
Disa minuta më parë me një telegram ngushëllimi doli edhe Federata e Futbollit të Shqipërisë, në krye me presidentin, Armand Duka.
“Telegram ngushëllimi nga Presidenti Armand Duka për FFK-në dhe Vushtrinë
Me dhimbje të thellë mora lajmin e kobshëm për ndarjen nga jeta të futbollistit të ri dhe të talentuar, Erjon Morina, i cili, pas një beteje të gjatë për jetën, nuk ia doli të mundë sulmin në zemër që e preku gjatë stërvitjes me ekipin e tij, FC Vushtrrinë.
Në këtë momente të vështira për të gjithë komunitetin e futbollit në Kosovë, më lejoni që në emrin tim, por edhe në emër të Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit, klubeve tona dhe familjes së madhe të futbollit shqiptar, t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe e të parakohshme.
Zemrat tona janë me familjen Morina, Klubin Vushtrria, miqtë dhe bashkëlojtarët, të cilët po përjetojnë këtë humbje të madhe dhe të papritur. Erjoni, edhe pse i ri, la një ndikim të madh në botën e futbollit dhe do të kujtohet gjithmonë për pasionin, energjinë dhe dashurinë që kishte për sportin.
Federata Shqiptare e Futbollit shpreh ngushëllimin më të thella për këtë humbje të rëndë.
Ne do ta kujtojmë gjithmonë me respekt dhe nderim, si një futbollist që e dha gjithçka për të realizuar ëndrrat e tij.
U prehtë në paqe shpirti i tij!”, shkruhet në njoftimin e FSHF-së.
Caktohet data kur nis gjyqi i dytë ndaj ish-presidentit Thaç...
Kurti: Kosova e përkushtuar në luftën kundër pastrimit të pa...
Emir Azemi i PDK-së i ofron stilolaps me stemën e Kosovës as...
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Bal...
Millan Radojeviq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Ver...
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq