Transferimi i ri i Liverpoolit, Jeremie Frimpong, ka ndarë entuziazmin e tij për të punuar nën drejtimin e trajnerit Arne Slot, duke theksuar bisedat e tyre pozitive dhe lëvdatat e larta që Slot ka marrë nga ish-lojtarët.
Duke folur në intervistën e tij të parë që kur iu bashkua Reds, Frimpong zbuloi se kishte folur disa herë me Slot dhe ishte i inkurajuar nga besimi i trajnerit në aftësitë e tij.
“Fola disa herë me trajenrin. Ai duket shumë pozitiv. Thotë se mund të sjell shumë energji dhe cilësitë e mia, shpejtësinë time”, ka thënë Frimpong.
“Sidomos kur një trajner flet pozitivisht për ty, të jep shumë besim se ai beson tek ty. Kam pasur biseda të mira me të”.
“Jam shumë i emocionuar (që do të punoj me Arne Slot). Edhe kur isha në ekipin kombëtar, disa nga djemtë e Feyenoordit më tregonin për të dhe më thoshin: ‘Ai është trajneri më i mirë që kam pasur ndonjëherë’. Gjëra të tilla”.
“Pra, gjithmonë kam dëgjuar gjëra të mira për trajnerin. Tani ai do të jetë trajneri im, kështu që jam i emocionuar për këtë”, ka shtuar Jeremie. /Telegrafi/
Turistët në Shqipëri sollën 4.4 miliardë euro, shqiptarët sh...
Haxhiu fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e LVV-së ne...
Barcelona raportohet në La Liga nga një klub tjetër për tran...
Konjufca: Lotët e nanës Rukë janë lot të dhimbjes por edhe k...
Parashikimi i motit për nesër
Momente tensionuese në shtëpi, Edi kupton të vërtetën çka th...