Frenkie de Jong ka pranuar se ka pasur oferta për t’iu bashkuar Paris Saint Germainit dhe Manchester Cityt këtë verë para se të zgjedhte për kalim te Barcelona.
Reprezentuesi i Holandës ka arritur në qershor për 75 milionë euro nga Ajaxi dhe 22-vjeçari është i fokusuar për të depërtuar te skuadra kryesore e Ernesto Valverdes, transmeton portali arbresh.info.
“Nëse nuk do të isha në Barcelonë, është vështirë të them tani, por unë do të isha në PSG ose Manchester City”, ka thënë ai për El Peridico.
“Nuk është mirë të flasim nga të qenurit të motivuar nga të hollat. Të hollat nuk janë qëllimi im – nuk ka qenë asnjëherë një pikë diskutimi në takimet që kam pasur. Kjo ka qenë pjesa e biznesit të agjentit tim”
“Zgjedhja ime ishte Barcelona sepse ata ishin klubi që shfaqi më së shumti dashuri”, shtoi mesfushori./arbresh.info/
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...