Milan luajti ndaj Fiorentinës mbrëmjen e së shtunës në kuadër të Serie A.
Rosonerët arritën të fitojnë me golin e Theo Hernandez nga penaltia në minutën e parë të kohës shtesë të pjesës së parë, shkruan Arbresh.info.
Përveç fitores, një lojtar i Milanit hyri në histori të Serie A, bëhet fjalë për 15 vjeçarin Francesco Camarda i cili debutoi me fanellën e Milanit.
15-vjeçari hyri në lojë në minutën e 83-të, në vend të Luka Jovicit.
Ai u bë lojtari më i ri që debuton në Serie A, me vetëm 15 vjet, e 8 muaj e 15 ditë, duke lënë pas lojtarin e Bolognas Wisdom Amey që mbante këtë rekord me 15 vjet, 9 muaj e 1 ditë.
Ai këtë sezon kaloi në formë të mirë me skuadrën e të rinjve të Milanit, ku ka shënuar shtatë gola në 13 paraqitje për Milan Primavera këtë sezon, duke përfshirë tre prej tyre në Ligën e të Rinjve të UEFA-së./Arbresh.info/
Teksa këta janë 10 lojtarët më të rinjë që kanë debutuar në histori të Serie A:
Francesco Camarda (Milan/ 15 vjet, 8 muaj, 15 ditë)
Wisdom Amey (Bologna/ 15 vjet, 9 muaj, 1 ditë)
Amedeo Amadei (Roma/ 15 vjet, 9 muaj, 5 ditë)
Pietro Pellegri (Genoa/ 15 vjet, 9 muaj, 5 ditë)
Gianni Rivera (Alessandria/ 15 vjet, 9 muaj, 15 ditë)
Aristide Rossi (Cremonese/ 15 vjet, 9 muaj, 21 ditë)
Giuseppe Campione (Bologna/ 15 vjet, 9 muaj, 25 ditë)
Eddie Salcedo (Genoa/ 15 vjet, 10 muaj, 20 ditë)
Valeri Bojinov (Lecce/ 15 vjet, 11 muaj, 12 ditë)
Stephan El Shaarawy (Genoa/ 16 vjet, 1 muaj, 24 ditë)
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë
“Ora e Fundit” për Trafikantët, Policia e Kosovës sekuestron...
Liderët botërorë urojnë Vitin e Ri
Oficerët doganorë në detyrë gjatë natës së ndërrimit të vite...