Franca ka treguar qysh në minutat e parë të ndeshjes dhëmbët në takimin kundër Moldavisë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020 mbrëmjen e sotme (e premte).
Kampioni në fuqi i botës shpreson të përsëritë suksesin e shijuar vitin e kaluar dhe të vazhdojë tutje pa pasur problem në kualifikim, shkruan portali arbresh.info.
Meqenëse Paul Pogba dhe Antoine Griezmann treguan nivelin e kualitetit të tyre, nuk ishte vështirësi për ata për të zhbllokuar shifrat qysh në minutën e 23′.
Ashtu siç mund ta shihni në videon më poshtë, gjithçka filloi me një pasim të shkëlqyer nga Pogba që gjeti bashkëlojtarin e tij – Antoine Griezmann, i cili bëri pjesën e tij duke zhbllokuar shifrat me super volle.
Goli i dytë u realizua nga Raphael Varane vetëm tre minuta më vonë, ndërsa për 3 me 0 realizoi sulmuesi Olivier Giroud./arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër