Liverpooli është njëri nga ekipet kryesore të Ligës Premier, ndërsa në formatin e ri nuk është se ka pasur sukses pasi ka fituar vetëm një herë titullin kampion.
Reds njihen si një klub me shumë histori dhe klub që luan futboll të bukur, ndërsa gjatë historisë për ta kanë luajtur shumë yje të mëdha.
Por, kush janë lojtarët më të mirë që kanë luajtur në epokën moderne të Ligës Premier me fanellën e Liverpoolit.
Mediumi i njohur Goal.com ka përpiluar formacionin më të mirë me lojtarët që kanë luajtur te klubi nga Anfield, ndërsa nuk mungojnë befasitë.
Në portë gjendet Alisson Beckcer, ndërsa në mbrojtje renditen Trent Alexander-Arnold, Jamie Carragher, Virgil Van Dijk dhe Andrew Robertson.
Mesfusha përbëhet nga Steven Gerrard, Xabi Alonso dhe Steve McManaman, ndërsa në sulm treshja: Mohamed Salah, Luis Suarez dhe Sadio Mane.
Në bankën rezervë janë votuar emra si Pepe Reina, Robbie Fowler, Sami Hyppia, Fernando Torres, Roberto Firmino, Jordan Henderson dhe James Milner.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...