Kombëtarja e Kosovës sonte luan ndeshjen e parë në UEFA Nations League për sezonin 2024/25 dhe si kundërshtar do ta ketë Rumaninë.
Trajneri Franco Foda do ta drejtojë ekipin “Dardan” për herë të parë në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan Indeksonline
Në formacionin startues, trajneri gjerman pritet t’i aktivizojë lojtarët që janë më në formë momentale, duke përfshirë këtu edhe mesfushorin, ardhjen e re, Elvis Rexhbeçaj.
Sulmi pritet të jetë i pandryshueshëm, me Milot Rashicën, Edon Zhegrovën dhe Vedat Muriqi.
Në portë, Foda pritet t’i besojë Aro Muriqit, portierit të Ipswich Town-it në Premier League.
Formacioni i mundshëm për sonte është ky:
Formacioni i mundshëm i Kosovës për ndeshjen ndaj Rumanisë. ✍???☑️ pic.twitter.com/jnlkwVpGYw
— LIG Sport (@lig_sport) September 6, 2024
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...