Vorskla Poltava – Arsenali kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre mbrëmjen e sotme (e enjte).
Dy skuadrat kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për takimin në kuadër të xhiros së pestë në fazë të grupeve në UEFA Evropa Ligë, shkruan portali arbresh.info.
Skuadra ukrainase pret gjigantin nga Premierë Ligë me shpresën për të siguruar fitoren tyre të dytë në Grupin E pas tri disfatave dhe një humbje. Por, kjo do të jetë një detyrë mjaftë e vështirë për nikoqirët e këtij takimi për shkak se në takimin e fundit kundër tyre janë mposhtur me rezultat 4 me 2.
Për të qëndruar në garë, Vorskla duhet të mposhtë gjithsesi “Topçinjtë” me shpresën që Sportingu gjithashtu të mos mposhtë skuadrën e Qarabagut në Azerbajxhan.
Nga ana tjetër, skuadra e Unai Emery është e kualifikuar në fazën tjetër dhe fitorja këtu vetëm se do t’i garantonte atyre kreun e grupit.
Takimi mes dy klubeve zhvillohet në stadiumin NSC Olimpiuyskiy në Kiev duke filluar nga ora 18:45./arbresh.info/

Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër