Torino dhe Interi kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre mbrëmjen e sotme (e shtunë).
Dy skuadrat italiane kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për takimin në stadiumin Olimpico Grande Torino në kuadër të xhiros së 13-të në Serie A, transmeton portali arbresh.info.

Nikoqirët e këtij takimi nuk kanë humbur kundër Interit në pesë ndeshjet e fundit të zhvilluara kundër tyre.
Torino ka barazuar tri herë dhe ka fituar dy herë ndaj skuadrës së Antonio Contes.
Por, djelmoshat e trajnerit italian duhet ta thyejnë këtë sonte në mënyrë për të vazhduar garën për titull ndaj Juves.
Ndeshja mes dy skuadrave fillon në ora 20:45./arbresh.info/
Daku rikthehet nga lëndimi, luan në fitoren e Rubin Kazanit
Haradinaj refuzon takimin me Abdixhikun
Skandali me njehsorët elektrik, Azemi nesër dorëzon në Polic...
Napoli fiton derbin me Milanin dhe ngritët në pozitën e dytë
The Guardian: Nga Kosova në hero të Mallorcas – lotët e Muri...
Hetemi: Dokumentimi i krimeve të luftës kërkon verifikim e q...