St Etienne dhe Monaco kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen në kuadër të xhiros së 18-të në Liga 1.
Nikoqirët kanë probleme të mëdha dhe aktualisht gjenden vetëm dy pikë larg zonës së dëbimit, shkruan portali arbresh.info. Nga ana tjetër, Monaco synon t’ia rrëmbej pozitën e dytë në tabelë Lyonit dhe për ta arritur këtë janë të nevojshme tri pikë të plota.
Duke u bazuar në takimet e mëparshme të të dy skuadrave, pritet që numri i golave të jetë më i vogël se tre pasi 55 për qind nga nëntë ndeshjet e tyre ndërmjet tyre kanë përfunduar me rezultat 1 me 1. Problemi kryesor i skuadrës St Etienne është numri i golave që ata kanë pranuar së fundmi, të paktën dy nga pesë ndeshjet e tyre të fundit.
Pas eliminimit në Ligë të Kampionëve, Monaco ka kthyer plotësisht fokusin e tyre në kampionatin francez duke siguruar dy fitore radhazi qysh pas disfatës në kompeticionin evropian ndaj Portos.
Takimi ndërmjet tyre zhvilluar në stadiumin Geoffroy Guichard duke filluar nga ora 20:45./arbresh.info/
https://twitter.com/ASSEofficiel/status/941741652049383424
https://twitter.com/AS_Monaco/status/941742854094942208
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...
Nesër afati i fundit për të ndërruar qendrën e votimit
Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend
Komuna e Prishtinës njofton për stërvitje të FSK-së në Koliq...