Feronikeli do ta zhvillojë sot ndeshjen e parë të rrethit të dytë eliminator në Ligën e Evropës, ku do të përballet me Slovan Bratislavën në Sllovaki.
Kampioni i Kosovës në rast të kualifikimit kundër Slovan Bratislavës do të ketë punë shumë të vështirë, pasi do të përballet me humbësin e sfidës, Dundalk – Qarabag.
Ndeshja e parë zhvillohet në Sllovaki, ndërsa pas një jave luhet takimi kthyes në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, aty ku pritet të zbardhet gjithçka sa i përket fatit të skuadrës së fundit kosovare që luan në garat ndërkombëtare.
Kur kanë mbetur më shumë se një orë deri në fillim të ndeshjes, trajnerët e të dyja skuadrave kanë publikuar formacionet zyrtare, me të cilat do të përballen sot.
Zekerija Ramadani ka bërë disa ndryshime në formacion, ku nga minuta e parë do të startojë Argjend Malaj. Po ashtu edhe braziliani Jean Carioca është kthyer në 11-shen startuese.

Në anën tjetër te sllovakët nuk janë në formacion dysha serbe që u paralajmërua se nuk do të luajnë. /Telegrafi/
Slovan Bratislava: Greif, Rharsalla, Ljubicic, Sporar, Abena, Rafael Ratao, Sukhotskiy, Nono, Holman, Bozhikov, Bajric.
Feronikeli: Smakiqi, Dabiqaj, Lladrovci, Hoti, Fazliu, Carioca, Malaj, Islami, Rexha, Prekazi, Hoxha.

Sabotazhi i pretenduar në Serbi me pasoja të mundshme politi...
Aksident trafiku në Rixhevë të Klinës, një i lënduar
Teherani: Retorika e Trump pa efekt në hapjen e Hormuzit
Alarm te Real Madridi: gjashtë lojtarë në rrezik pezullimi p...
Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë, humb jetën 24-vjeçari
Arrestohet braziliani në Pejë, u kap me substanca narkotike