Si një i pamposhtur, Liverpooli ka udhëtuar në Yrokshiore pasditen e sotme (e shtunë) për ndeshjen ndaj skuadrës së re në Premierë Ligë – Sheffield United.
“Redsat” synojnë të vazhdojnë rekordin e tyre me 15 fitore radhazi në ndeshjen në kuadër të xhiros së gjashtë në Premierë Ligë, transmeton portali arbresh.info.

Fitorja do të dërgonte skuadrën e Jurgen Klopp me tetë pikë diferencë në krye të tabelës teksa rivali për titull Manchester City kërkon pikë ndaj Evertonit mbrëmjen e sotme për të ngushtuar diferencën.
Nga ana tjetër, “Blades” kanë shijuar një fillim të shkëlqyer të sezonit dhe aktualisht qëndrojnë në pozitën e dhjetë në tabelë me tetë pikë.
Të dy skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare dhe ndeshja mes tyre në stadiumin “Bramall Lane” fillon në ora 13:00./arbresh.info/
Sheffield United XI: Henderson, Baldock, Stevens, Fleck, O’Connell, Basham, Lundstram, McBurnie, Robinson, Egan, Norwood.
Liverpool XI: Adrian, Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson, Fabinho, Henderson, Wijnaldum, Salah, Mané, Firmino.
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë