Sassuolo dhe Napoli kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen në kuadër të xhiros së 30-të në Serie A.
Derisa vazhdojnë ende për të luftuar rënien te zona e dëbimit, Sassuolo do të përballet sot (e shtunë) si nikoqir kundër Napolit që është në ndjekje të titullit, shkruan portali arbresh.info.
Sassuolo është në pozitën e 15-të në ligë, vetëm tri pikë larg zonës së dëbimit. Megjithatë, ata kanë siguruar katër pikë nga dy ndeshjet e kaluara dhe kanë shfaqur shenja që janë duke u rikuperuar nga fillimi i tyre i tmerrshëm i sezonit.
Napoli nga ana tjetër ka nevojë për tri pikë në mënyrë për të vazhduar luftën me Juventusin që ka vetëm dy pikë më shumë.
Takimi ndërmjet dy skuadrave zhvillohet në stadiumin Mapei duke filluar nga ora 18:00./arbresh.info/
Sassuolo 3-5-2: Consigli; Goldaniga, Acerbi, Peluso; Lirola, Mazzitelli, Sensi, Missiroli, Rogerio; Berardi, Politano
Napoli 4-3-3: Reina; Hysaj, Albiol, Koulibaly, Mario Rui; Allan, Jorginho, Zielinski; Callejon, Mertens, Insigne
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...