Sampdoria dhe Juventusi kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre pasditen e sotme (e diele).
Dy skuadrat italiane kanë bërë të ditur njëmbëdhjetshen startuese për takimin mes tyre në stadiumin Paolo Mazza në kuadër të xhiros së 38-të në Serie A, shkruan portali arbresh.info.
Në ndeshjen e tij të fundit te “Zonja e Vjetër”, Allegri ka vendosur në njëmbëdhjetshen startuese disa lojtar pa eksperiencë duke zgjedhur t’i lë ata të rregullt në bankinë.
Sampdoria nga ana tjetër starton me një skuadër të fortë me qëllimin për t’i ofruar sa më shumë asistime në front Quagliarellas.
Ndeshja mes tyre fillon në ora 18:00./arbresh.info/
Sampdoria: Rafael; Sala, Ferrari, Colley, Bereszynski; Praet, Barreto, Linetty; Ramirez; Defrel, Quagliarella
Juventus: Pinsoglio; Caceres, Rugani, Chiellini, De Sciglio; Cuadrado, Emre Can, Bentancur, Pereira; Dybala, Kean
Prattipati takon përfaqësuesit e Odës Ekonomike Amerikane, d...
Aksidenti i tretë hekurudhor në Spanjë brenda javës, treni p...
Celticu i etur për Lorent Tolajn, por s’mund ta transferojë ...
Gjermania dëbon një diplomat rus për spiunazh
OVL e UÇK-së reagon pas ligjëratës së Speciales në Prishtinë...
Hamza fton qytetarët ti bashkohen protestës së 17 shkurtit p...