Salzburgu dhe Marseille kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen kthyese në kuadër të gjysmëfinales në UEFA Evropa Ligë.
Para takimit të dytë të gjysmëfinales, Marseille mori një hap të madh drejtë kualifikimit në finale pasi mposhti me rezultat 2 me 0 Salzburgun në Stadio Velodrome, shkruan portali arbresh.info.
Skuadra e Valon Berishës, reprezentues i Përfaqësueses së Kosovës, është në kërkim të befasisë për rikthim sonte (e enjte) në shtëpi ku posedojnë një rekord impresiv pasi janë të pamposhtur që 38 ndeshje.
Shpresat e tyre janë të mëdha për shkak se arritën të rikthehen në çerekfinale nga disavantazhi prej 4 me 2 ndaj Lazios në Olimpico duke i mposhtur ata 4 me 1 në takimin kthyes në shtëpi.
Takimi ndërmjet dy skuadrave zhvillohet në Red Bull Arena duke filluar nga ora 21:05./arbresh.info/

Aksident në Gjilan, vetura rrokulliset në mes të rrugës
Kremlini: Presim përgjigjen e SHBA pas bisedimeve të paqes
Oda Ekonomike me kallëzim penal ndaj ZRRE-së
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...