Real Sociedadi dhe Atletico Madridi kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen që zhvillohet në kuadër të xhiros së 33-të në La Liga.
Skuadra e Adnan Januzajt është në kërkim të fitores së tretë radhazi në kampionatin spanjoll mbrëmjen e sotme (e enjte) ku presin në shtëpi skuadrën e Diego Simeones, shkruan portali arbresh.info.
Atletico Madridi, e cila ka siguruar tashmë një pozitë në Ligë të Kampionëve për të gjashtin vit radhazi, nis takimin pas fitores 3 me 0 në shtëpi nga ndeshja e zhvilluar të dielën e vikendit të kaluar kundër Levantes.
Edhe pse qëndrojnë 11 pikë larg nga Barcelona si lidere e tabelës, skuadra e Simeones do të jap maksimumin për t’iu afruar gjigantit katalunas.
Takimi ndërmjet dy skuadrave zhvillohet në stadiumin Javier Alberolas Rojas duke filluar nga ora 19:30./arbresh.info/
https://twitter.com/RealSociedadEN/status/987002691720306689
https://twitter.com/atletienglish/status/987001794323763202
Vazhdon gjykimi për spiunazh ndaj Jelena Gjukanoviqit
Hegseth i kërkon shefit të shtabit të ushtrisë amerikane të ...
Sot mblidhet Qeveria “Kurti 3”, shqyrtohen masat...
Seancë e jashtëzakonshme në Kuvend për shtrenjtimin e naftës...
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë