Real Madridi dhe Rayo Vallecano kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre mbrëmjen e sotme (e shtunë).
Dy skuadrat spanjolle kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për takimin në stadiumin Santiago Bernabeu në kuadër të xhiros së 16-të në La Liga, shkruan portali arbresh.info.
‘Los Blancos’ synojnë të rikthehen nga disfata më e keqe në shtëpi të pësuar ndonjëherë në Evropë gjatë mesjavës me rezultat 3 me 0 kundër CSKA Moscow.
Pavarësisht problemeve të tyre, forma e tyre për ndeshjet në shtëpi ka qëndruar e fortë për shkak se vetëm Barcelona dhe Atletico Madridi kanë marrë pikë më shumë nga ndeshjet në shtëpi deri tani pas 16 ndeshjeve këtë sezon.
Fqinjët e tyre nisin ndeshjen në Bernabeu derisa vazhdojnë qëndrimin në fund të tabelës dhe vështirë se do të ketë ndonjë befasi sonte.
Takimi mes tyre fillon në ora 18:30./arbresh.info/


Hoti: Inflacioni është rritur edhe në muajin e fundit, po i ...
Shefi i OSBE-së në Kosovë përgëzon Kurti për Ligjin për të H...
Macron ofrohet si ndërmjetësues paqeje midis Izraelit dhe Li...
Daniel Serwer pas shkarkimit të Grenellit nga “Kennedy...
Si rrezikohen Kosova dhe Ballkani nga lufta në Lindjen e Mes...
Serbia mirëpret kompromisin e Kurtit për Ligjin për të Huajt...