Real Madridi dhe Osasuna kanë bërë publike formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre mbrëmjen e sotme (e mërkurë).
Dy skuadrat spanjolle kanë zbuluar njëmbëdhetshen startuese për takimin në stadiumin Santiago Bernabeu në kuadër të xhiros së gjashtë në La Liga, shkruan portali arbresh.info.
‘Los Blancos’ janë të pamposhtur deri tani, por fitorja 1 me 0 kundër Sevillas në xhiron e fundit ishte ndeshja e parë në të cilën ata kanë mbajtur portën e pastër.
Sidoqoftë, Osasuna është e pamposhtur po ashtu këtë edicion në kampionatin spanjoll por brenda pesë ndeshjeve ka arritur të sigurojë vetëm shtatë pikë.
Takimi mes dy skuadrave fillon në ora 21:00./arbresh.info/
REAL MADRID: Areola, Militao, Ramos, Nacho, Odriozola, Casemiro, Kroos, Valverde, Vinicius, Jovic, L.Vazquez
OSASUNA: Ruben, Navas, Roncaglia, Lillo, Estupinan, Cardona, Merida, Garcia, Brandon, Moncayola, Ibanez
Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...
Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave usht...
Miell i skaduar prej prillit të kaluar, AKU e bllokon pas si...
Ekstradohen nga Gjermania në Kosovë, dy të kërkuar me letër ...
Parashikimi i motit për të premten
Drita e pafat, mposhtet në frymën e fundit nga Celje