Formacionet zyrtare, Real Madrid – Levante

12:14 | 14 Shtator 2019
Arbresh Info

Real Madridi dhe Levante kanë bërë publike formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre pasditen e sotme (e shtunë).

Të dy skuadrat spanjolle kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për takimin në stadiumin Santiago Bernabeu kuadër të xhiros së katërt në La Liga, shkruan portali arbresh.info.

Edhe pse ‘Los Blancos’ janë të pamposhtur këtë sezon në La Liga me një fitore dhe dy humbje, ata ende nuk kanë mbajtur të pastër portën e tyre.

Nga ana tjetër, Levante është në formë më të mirë me dy fitore dhe një humbje.

Eden Hazard është në dispozicion nga bankina dhe debutimi i tij te gjiganti spanjoll pritet të ndodhë gjatë pjesës së dytë.

Ndeshja mes dy skuadrave fillon në ora 13:00./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale