Real Madridi dhe Granada kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre pasditen e sotme (e shtunë).
Dy skuadrat në krye të tabelës së La Ligas kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për takimin në kuadër të xhiros së tetë në kampionatin kryesor spanjoll, shkruan portali arbresh.info.
Skuadra e Zinedine Zidanes kërkon gjithsesi tri pikë në Bernabeu për të vazhduar qëndrimin si lider teksa Granada do të jap gjithçka për të befasuar në shtëpi skuadrën nikoqire.
Trajneri francez është dashur të bëjë disa ndryshime të detyrueshme duke vendosur në portën Alphonse Areolan si pasojë e formës së dobët të Courtois, ndërsa në krahun e djathtë në mbrojtje është vendosur Alvaro Odriozola.
Linja frontale udhëhiqet nga Bale, Benzema e Hazard, ndërsa në mesfushë janë Valverde, Casemiro dhe Toni Kroos.
Ndeshja mes dy skuadrave fillon në ora 16:00./arbresh.info/


“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...