Real Madridi dhe Celta Vigo kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen që zhvillohet në kuadër të xhiros së 37-të në La Liga.
Pozita e dytë vazhdon të jetë ende e arritshme për ‘Los Blancos’, por derisa rivali i tyre Atletico Madridi udhëheq me tri pikë më shumë para rivalit të tyre të ardhshëm, skuadra e Zinedine Zidanes tashmë ka në mendje finalen e Ligës së Kampionëve, portali arbresh.info.
Pavarësisht dy golave të realizuara vonë gjatë ndeshjes, Real Madridi u mposhtë në mesjavë nga Sevilla me rezultat 3 me 2 dhe tani synojnë të sigurojnë tri pikë të plota.
Celta nga ana tjetër nisi sezonin mjaftë mirë, por aktualisht qëndrojnë në pozitën e 13-të nga mesi i tabelës.
Takimi ndërmjet dy skuadrave zhvillohet në stadiumin Bernabeu duke filluar nga ora 20:45./arbresh.info/
https://twitter.com/realmadriden/status/995356256880775169
https://twitter.com/RCCelta/status/995354819626962944
Zjarri në Tiranë, Rama: Banorët e prekur do mbështeten me bo...
Fushë Kosova, Obiliqi dhe Kalabria mbesin pa ujë edhe sot pa...
Irani mbyll sërish ngushticën e Hormuzit: Nën kontrollin ton...
Dita e Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, Rama: Po nderojm...
Hoti: Duhet të bëjmë padi ndaj Serbisë dhe të kërkojmë drejt...
Zbulohet laborator i madh droge në një fshat të Pejës