Paris Saint Germaini dhe Troyes kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen në kuadër të xhiros së 15-të në Liga 1.
Lideri i pamposhtur në ligë këtë edicion nis ndeshjen si nikoqir ndaj Troyes me shpresën për të siguruar edhe tri pikë tjera të plota për të rritur diferencën në tabelë, shkruan portali arbresh.info.
Nga ana tjetër, Troyes qëndron në mes të tabelës por shpreson të sigurojë një distancë larg nga zona e dëbimit.
Unai Emery është në mungesë të Mottas, Lucasit dhe Marquinhos, ndërsa mysafirët janë në mungesë vetëm të Dingomes (lëndim në këmbë).
Takimi ndërmjet tyre zhvillohet në stadiumin Parc des Princes duke filluar nga ora 21:00./arbresh.info/
Bie numri i turistëve të huaj që vizitojnë Kosovën
Vuçiq: Prisja që Trump të ishte më i ashpër ndaj qeverisë së...
Erdogan i prerë me Iranin: Shkeljet e hapësirës ajrore turke...
Trafik armësh nga Mali i Zi/ Arrestohen dy persona në Tiranë...
Hasani: Deputetët nuk mund të detyrohen të qëndrojnë në sall...
Ministria e Andin Hotit merr vendimin e parë