Parma dhe Juventusi kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre pasditen e sotme (e shtunë).
Dy skuadrat italiane kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për takimin e xhiros së parë në Serie A për sezonin 2019/20, shkruan portali arbresh.info.
https://twitter.com/juventusfcen/status/1165266303021703169
Pavarësisht përfundimit të mirë të sezonit të kaluar si e pamposhtur në katër ndeshjet e fundit, Parma nis stinorin e ri para një detyre mjaftë të vështirë për shkak se luajnë ndaj kampionit në fuqi të Italisë.
Maurizio Sarri ka vendosur në pozitat titullare yjet kryesor të tyre.
Ndeshja mes dy skuadrave zhvillohet në stadiumin “Ennio Tardini” dhe fillon në ora 18:00./arbresh.info/
Parma (4-3-3): Sepe; Laurini, Iacoponi, Bruno Alves, Gagliolo; Grassi, Hernani, Barillà; Kulusevski, Inglese, Gervinho.
Juventus (4-3-3): Szczesny; Danilo, Bonucci, Chiellini, Alex Sandro; Khedira, Pjanic, Rabiot; Douglas Costa, Dybala, Cristiano Ronaldo.
Sabotazhi i pretenduar në Serbi me pasoja të mundshme politi...
Aksident trafiku në Rixhevë të Klinës, një i lënduar
Teherani: Retorika e Trump pa efekt në hapjen e Hormuzit
Alarm te Real Madridi: gjashtë lojtarë në rrezik pezullimi p...
Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë, humb jetën 24-vjeçari
Arrestohet braziliani në Pejë, u kap me substanca narkotike