Napoli dhe Frosinone kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre pasditen e sotme (e shtunë).
Dy skuadrat italiane kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për ndeshjen në stadiumin San Paolo në kuadër të xhiros së 15-të në Serie A, shkruan portali arbresh.info.
Nikoqirët synojnë të marrin tri pikë të plota këtë pasdite për të ngushtuar hapësirën pas fitores së Juventusit mbrëmjen e së premtes kundër Interit në Derbin e Italisë.
Në dy takimet e fundit në Serie A mes dy skuadrave me bazë në Lazio, “Partenopei” ka siguruar fitore të lehtë duke shënuar nëntë gola dhe duke pranuar vetëm një. Ata janë të pamposhtur në 12 ndeshjet e fundit në shtëpi, ndërsa vizitorët kanë dështuar për të gjetur portën në pesë nga shtatë takimet e tyre si mysafirë këtë vit.
Mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj është pjesë e formacionit startues të përzgjedhur nga Carlo Ancelotti.
Ndeshja mes tyre fillon në ora 15:00./arbresh.info/
https://twitter.com/sscnapoli/status/1071381252396191746
Frosinone: Sportiello; Goldaniga, Ariaudo, Capuano; Zampano, Chisbah, Maiello, Beghetto; Campbell, Ciano; Ciofani
Katër xhiro pa u mbyllur kampionati, Bayerni fiton titullin ...
Alarm në Austri, gjendet helm për minjtë në kavanozin me ush...
Man City fiton derbin me Arsenalin, gjithçka e hapur për tit...
Rama në Abu Dabi, mesazh solidariteti për Emiratet e Bashkua...
Tensione pas ndeshjes mes Rilindjes dhe Vëllaznimit, dy tifo...
Tragjedi në ShBA, tetë fëmijë të vrarë