Leganes dhe Atletico Madridi kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre pasditen e sotme (e shtunë).
Dy skuadrat spanjolle kanë zbuluar njëmbëdhjetshen e tyre startuese për takimin mes tyre në stadiumin Municipal de Butarque në kuadër të xhiros së njëmbëdhjetë në La Liga, shkruan portali arbresh.info.
Nikoqirët qëndrojnë në pozitën e tretë nga fundi i tabelës, por mund të dalin nga zona e dëbimit vetëm nëse bëhen skuadra e dytë në kampionatin spanjoll që mposhtë Atletico Madridin këtë sezon ndërkohë që kjo e fundit aktualisht qëndron në pozitën e katërt në tabelë me vetëm dy pikë larg Barcelonës si lidere e tabelës.
Forma e tmerrshme e Leganes në ndeshjet si mysafirë vazhdoi edhe të shtunën e kaluar me disfatën 2 me 0 ndaj Levantes duke kaluar kështu në 21 ndeshje pa fitore larg shtëpisë (katër barazime, 17 humbje).
Siç qëndrojnë gjërat, fitorja ndaj Leganes do t’i siguronte Atleticos kreun e tabelës me një pikë më shumë se gjiganti katalunas, që më vonë gjatë kësaj dite do të luaj kundër skuadrës së Rayo Vallecanos.
Skuadra nën udhëheqjen e trajnerit Diego Simeone ka fituar vetëm një nga pesë ndeshjet e tyre të fundit në ligë si mysafirë (tri barazime, një humbje).
Leganes është pa fitore dhe pa gola në katër ndeshjet e tyre të fundit kundër Atleticos (dy barazime, dy humbje).
Ndeshja mes dy skuadrave fillon nga ora 13:00./arbresh.info/
https://twitter.com/CDLeganes/status/1058676259532800001
https://twitter.com/Atleti/status/1058672654733971456
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen