Kosova dhe Gjibraltari kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen pasditen e sotme (e enjte) mes tyre.
Dy skuadrat kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për takimin miqësor në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan portali arbresh.info.
Si një sfidë përgatitore para ndeshjes tejet të rëndësishme për Kampionatin Evropian 2020 kundër Malit të Zi, trajneri Bernard Challandes ka bërë disa ndryshime të dukshme në formacion.
68-vjeçari zviceran iu ka dhënë hapësirë më shumë lojtarëve që nuk kanë qenë më parë të rregullt te skuadrat e tyre apo në kombëtare.
Ndeshja mes dy skuadrave zhvillohet nga ora 18:00./arbresh.info/
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Qyteti ukrainas goditet nga një sulm “masiv”
Sot, në orën 23:59 mbyllet afati i subjekteve politike për d...
A u rregullua raporti Alba dhe Benita pasi që Benita i kërko...