Edhe pse pranoi golin i pari, Juventusi arriti të rikthehet duke mposhtur Brescian 2 me 1 të martën dhe tani ka siguruar katër fitore nga pesë ndeshje në Serie A këtë sezon.
“Zonja e Vjetër” përballet në shtëpi pasditen e sotme (e shtunë) kundër SPAL-it në kuadër të xhiros së gjashtë në kampionatin italian dhe të dy skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare, shkruan portali arbresh.info.
SPAL-i ka marrë vetëm tri pikë nga pesë ndeshjet e zhvilluara deri tani dhe nuk pritet t’i shkaktoj ndonjë problem kampionit të Italisë në Torino.
Cristiano Ronaldo ka shënuar në dy ndeshjet në shtëpi këtë sezon dhe me rikthimin në këtë ndeshje pritet të gjej sërish portën.
Takimi mes dy skuadrave zhvillohet stadiumin Allianz duke filluar nga ora 15:00./arbresh.info/
Juventus XI: Buffon; Cuadrado, Bonucci, de Ligt, Matuidi; Khedira, Pjanic, Rabiot; Ramsey; Dybala; Ronaldo
SPAL XI: Berisha; Tomovic, Vicari, Igor; Sala, Murgia, Valdifiori, Missiroli, Reca; Petagna, Moncini
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë