Interi dhe Udinese kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre mbrëmjen e sotme (e shtunë).
Dy skuadrat italiane kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për takimin në stadiumin Giuseppe Meazza në kuadër të xhiros së tretë në Serie A, shkruan portali arbresh.info.
https://twitter.com/Inter_en/status/1172916812046110725
Romelu Lukaku dhe Matteo Politano udhëheqin linjën frontale të nikoqirëve ndërkohë që në mesfushë është një skemë prej pesë lojtarësh.
Skuadra e Antonio Contes synon të marrë vetëm tri pikë ndaj Udineses, e cila ka regjistruar një fitore dhe një humbje këtë edicion.
Kujtojmë se Alexis Sanchez nuk është në dispozicion për shkak të lëndimit në gju.
Ndeshja mes dy skuadrave fillon në ora 20:45./arbresh.info/
INTER – Handanovic; Godin, de Vrij, Skriniar; Candreva, Barella, Brozovic, Sensi, Asamoah; Politano, Lukaku.
UDINESE – Musso; Becao, De Maio, Opoku; Stryger Larsen, Jajalo, Walace, Fofana, Sema; De Paul, Lasagna.
https://twitter.com/Inter_en/status/1172927137717850118
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë