Gjilani dhe Ballkani kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 27-të në Superligën e Kosovës.
“Skifterat” janë nikoqir të “Xherbailave” në derbin e javës, i cili pritet të zhvillohet në “Stadiumin e Qytetit” në Gjilan me fillim nga ora 13:30.
Ekipi i Ismet Munishit vjen në këtë ndeshje pas tri barazimeve radhazi dhe synon t’i kthehet fitores për t’iu ofruar në vetëm dy pikë Ballkanit në vendin e parë.
Në anën tjetër, ekipi i Ilir Dajës synon fitore për t’i ikur tetë pikë Gjilanit dhe shtatë Dritës në vendin e dytë, por edhe një barazim do ishte pozitiv për ta.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Gjilani: Koliçi; Sorsa, Useini, Halili, Hoxha; Musolli, Keita Aziz, Dabiqaj; Progni, Krasniqi, Kelmendi;
Ballkani: Frashëri; Ar.Thaqi, Hoxha, Jashanica, Potoku; Dellova, Emerllahu; Korenica, Gripshi, Krasniqi; Baftiu;
Lutfi Haziri zbulon kushtin e LDK-së për një marrëveshje me ...
Temperatura pranverore nesër në Kosovë, deri në 16 gradë
Melania Trump do të drejtojë mbledhjen e Këshillit të Siguri...
Mbi 19 mijë qytetarë nënshkruajnë Peticionin Kombëtar të ini...
Elijona zbulon frikën që e kishte përballë Benitës
Haradinaj e mohon se ka probleme shëndetësore: E kaloj edhe ...