Chelsea dhe PAOK-i kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre mbrëmjen e sotme (e enjte).
Dy skuadrat kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për takimin në kuadër të xhiros së pestë në fazë të grupeve në UEFA Evropa Ligë, shkruan portali arbresh.info.
Edhe pse tashmë kanë siguruar kualifikimin në fazën eliminuese të këtij kompeticioni derisa i ndajnë edhe dy ndeshje deri në fund, “Blutë” presin PAOK-in me synimin për të vazhduar rekordin e tyre perfekt të sezonit në këtë kompeticion.
Ata janë një nga vetëm katër klubet në Evropa Ligë që kanë siguruar pikë maksimale nga katër ndeshjet deri tani.
Nga ana tjetër, PAOK-i qëndron në prag të eliminimit pavarësisht fitores impresive 4 me 1 ndaj BATE-s ndërkohë që kanë regjistruar tri humbje tashmë.
Ndeshja mes dy skuadrave zhvillohet në stadiumin Stamford Bridge dhe fillon në ora 21:00./arbresh.info/

Sabotazhi i pretenduar në Serbi me pasoja të mundshme politi...
Aksident trafiku në Rixhevë të Klinës, një i lënduar
Teherani: Retorika e Trump pa efekt në hapjen e Hormuzit
Alarm te Real Madridi: gjashtë lojtarë në rrezik pezullimi p...
Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë, humb jetën 24-vjeçari
Arrestohet braziliani në Pejë, u kap me substanca narkotike